Aktuale Më shumë

Pagesa e taksës për qëndrimin e turistëve më e lehtë përmes aplikacionit të Organizatës Turistike

Prej admin11:42, 14 Qershor 2023

Prej tani pagesa për taksën e qëndrimit të turistëve është edhe më e lehtë përmes aplikacionit të ri të Organizatës Turistike të Ulqinit.

Ky aplikacion do të ndihmojë të gjithë sipërmarrësit hotelier dhe turistik të Ulqinit të kryejnë pagesat për mysafirët e tyre, shpejt dhe lehtë duke kursyer kohën gjatë sezonit të ngarkuar të verës.

Mjafton të shkarkojnë falas aplikacionin në telefon dhe të rregjistrohen si subjekte hotelier. Përmes hapave të thjeshtë të përshkruar në aplikacion, është e lehtë të kryhen veprimet e pagesës pa qenë e nevojshme të humbet kohë në trafik apo rradhë të gjata.

Pagesa e taksës së qëndrimit të turistëve është obligim ligjor për gjithë afaristët hotelier dhe taksa e vjelë shkon në promovimin dhe zhvillimin e gjithë industrisë së turizmit në Ulqin. Vlen për tu theksuar se taksa e qëndrimit të turistëve në Ulqin është më ulëta në gjithë bregdetin e Malit të Zi.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në vegëzën e mëposhtme:

Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=me.primatech.prijavaboravkaapp

 

  • 1

    Radio