Aktuale Më shumë

Aksioni “Kap valën e pastër”. Mblidhen rreth 33 tonë mbeturina ambalazhi

Prej tvteuta17:29, 10 Tetor 2022

Në 11 objekte hoteliere në Ulqin, nga korriku deri në shtator janë grumbulluar 33 tonë mbeturina ambalazhi, njofton kompania “Coca-Cola HBC Montenegro”. Kjo kompani e zbatoi iniciativën mjedisore në bashkëpunim me partnerët, duke përfshirë Ministrinë e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komunën e Ulqinit dhe Kompaninë e Shërbimeve Komunale, si dhe organizatat joqeveritare mjedisore dhe 11 objekte hoteliere nga komuna më jugore.

“Në kuadër të projektit “Kap valën e pastër”, i cili është zbatuar nga korriku deri në shtator në 11 objekte hoteliere në Ulqin, qytetarët dhe turistët kanë grumbulluar dhe deponuar në mënyrë të duhur gjithsej 33 tonë mbeturina ambalazhi. Sipas metodologjisë së Lëvizjes Ekologjike “Ozon”, janë mbledhur rreth 20 tonë mbeturina xhami dhe rreth 13 tonë të atyre prej plastikës dhe kanaçeve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nisma ekologjike ka treguar në praktikë se si duhen përzgjedhur saktë mbetjet e ambalazhimit dhe të parandalohet krijimi i mbetjeve detare, duke zbatuar një fushatë intensive edukative. Projekti ekologjik “Kap valën e pastër” është realizuar për herë të tretë në bregdetin malazez dhe për herë të parë në Ulqin. Në zbatimin e projektit morën pjesë 11 objekte hoteliere.

  • 1

    Radio