Kremtohet dita e Shëngjergjit
Prej tvteuta15:47, 23 Prill 2022
Në Shëngjergj fshat në komunën e Ulqinit u Kremtua dita e Shën Gjergjit , në kishën katolike po me të njëjtën emer , të pranishëm ishin besimtar të shumtë të cilen percollën meshen e kësaj feste
Dita e Shën Gjergjit festohet për të përjetuar përfundimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj. Festa karakterizohet nga lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve pranë tyrbeve apo ndonjë vendbanimi të lashtë.
Gjurmët e festimeve të kësaj dite shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi.
Kjo festë, e cila i ka gjurmët nga lashtësia ilire është diçka që festohet edhe nga popujt e Evropës Perëndimore, por në mënyrë më moderne.