Iftari në xhaminë e Pinjeshit mblodhi së bashku një numër të madhë të qytetarëve

Prej tvteuta13:03, 16 Prill 2022

Në ambient të hapur, në oborrin e xhamisë së Pinjeshit mbrëmë është shtruar iftar për më shumë se një mijë qytetarë të komunës së Ulqinit. Iftari u organizua nga Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Ulqinit, ku morën pjesë një numër i madh i mysafirëve, ambasadorja e republikës së Turqisë në Mal të Zi, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale, si dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.

Përveç programit përkatës fetar, besimtarët pas iftarit patën mundësinë të ndjekin adhurimin e teravive në xhami, të udhëhequr nga reisi i Bashkësisë Islame Rifat Fejziq.

Në fjalën e tij, Fejziq u tha besimtarëve se Ramazani duhet të bashkojë dhe jo të ndajë dhe  se secili duhet të sakrifikohet për diçka.

Kjo ngjarje u transmetua direkt në ekranin e Televizionit Teuta.

  • 1

    Radio