Mehmeti: Aktualisht kemi 27 të punësuar nga 44 që na duhen. Apsurde që duhet të kërkojmë leje të plotësojmë vendet boshe

Prej tvteuta16:15, 15 Prill 2022

Me ardhjen e pranverës dhe afrimin e sezonit veror, rreziku i zjarreve shumfishohet, sidomos kur mungon përgjegjësia e njerëzve gjatë pastrimit të pronave të tyre, aktivitet i rregullt gjatë kësaj periudhe. Ata që të parët dalin në ndihmë në këto raste janë zjarrëfikësit, të cilëve vullneti nuk u mungon, por kanë probleme të tjera. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë  kohë mund të ketë rritje të angazhimit të tyre, por në anën tjetër vazhdojnë të kenë mungesë të fuqisë punëtore.

Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti, thotë se vazhdojnë të përballen me mungesë të persnelit, dhe se mmentalisht janë të angazhuar 27 të punësuar, nga 44 që janë të paraparë me sistematizim.

Pengesa kryesore për plotësimin e vendeve të zbrazëta të punës qëndron tek detyrimi që për ta të kërkohet leje nga Ministria e financave, pasi Komuna e Ulqinit ndodhet në procesin e sanimit financiar. Në anën tjetër edhe kushtet që kërkohen nga kandidatët nuk ndihmojnë që ky problem të zgjidhet lehtë.

Mehmeti e cilëson si absurde obligimin që të kërkojnë leje nga ministria në fjalë, për të plotësuar vendet e punës që mbeten bosh, pasi nuk po kërkojnë punësime të reja.

Sa u përket pajisjeve që kanë në dispozicion, ai shprehet deri diku i kënaqur  dhe se në periudhën e ardhëshme priten përmirsime edhe në këtë drejtim. Pagat janë të rregullta ndërsa po punohet edhe në ngritjen e njësive vullnetare.

Gjatë kësaj kohe në shumë pjesë të qytetit, sidomos në zonën e Ullishtës së Valdanosit, po punohet në pastrimin dhe krasitjen e pemëve. Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit apelojnë tek qytetarët që të kenë kujdes maksimal, pasi çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja katastrofale.

  • 1

    Radio