Pelikanët në Liqenin e Shkodrës të rrezikuar nga gripi i shpendëve

Prej tvteuta17:41, 11 Prill 2022

Situata me gripin e shpendëve në Mal të Zi ende nuk është alarmante, por kjo mund të ndryshojë shpejt, prandaj duhen marrë masat e duhura, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë fitosanitare, veterinë dhe sigurinë e ushqimit. Drejtori, Vlladimir Gjakoviq tha se deri tani nuk janë regjistruar raste të gripit te shpendët shtepiakë, por duhet treguar kujdes që ato të mbahen të mbyllur gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të minimizohet rreziku.

Ndërkohë, gripi i shpendëve ka goditur rëndë popullsinë e pelikanëve në Liqenin e Shkodrës. Sipas ambientalistëve, deri tani jaë regjistruar 15 pelikanë të ngordhur dhe se duhet menjanimi i tyre nga pelikanët e tjerë, në mënyrë që gripi të mos përhapet.

  • 1

    Radio