Shoqata “Ulqini” falenderon familjen Suloviq per vepren heroike

Prej tvteuta23:04, 10 Prill 2022

Sot kryetari i Shoqates “Ulqini” ne Nju Jork, Xhemal Lanica ishte ne vizite te bashkevendasve Qazim dhe Louie Suloviq, te cilet dite me pare u shpallen heronj ne Nju Jork sepse kishin shpetuar nje grua 61 vjece nga duart e nje krimineli.

Lanica ne nje postim ne facebook shkruan:  “Kisha nderin që të takohem me dy persona të veçant nga Ulqini, heronjtë e vërtet të shpallur nga shteti i New York-ut. Qazimi dhe djali i tij Louie më pak se dy javë,pa hezitim fare dhe pa u menduar dy herë vendosën jetën e tyre në rrezik duke i dalur në ndihmë një gruaje 61 vjeçare nga Korea që ishte duke u grabitur nga disa hajdut para piceris së tyre.Ata u goditën disa herë me thikë dhe morrën plagë të mëdha në trup, por për fat të mirë siç i ka hije një shqiptarit nga Ulqini arritën ashtu të plagosur rëndë që ti mbajnë hajdutët deri sa policia arriti në vendin e ngjarjes dhe i arrestoi.Në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Ulqini shprehëm dëshirë që ti shpërblenim në mënyrë simbolike dhe shenjë respekti dy Ulqinakët tonë me nga një fletë falenderimi për aktin që kryen dhe rrezikuan jetën e tyre.Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për juve,ju faleminderit heronjtë nga Ulqini”.

  • 1

    Radio