Paralajmërohen kushte jostabile të motit. Reshje intenzive në jug të vendit

Prej tvteuta16:12, 30 Mars 2022

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron për kushte jostabile të motit në ditët në vijim, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, në mënyrë që qytetarët të veprojnë me kohë dhe efikasitet, sepse priten ndërprerje në qarkullimin rrugor dhe detar, si dhe në furnizimin me energji elektrike.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka theksuar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operative. Sipas meteorologëve, reshjet me të ndendura do të jenë ditën e nesërme, ndërsa do të vazhdojnë edhe në fundjavë me intenzitet më të ulët. Era do të fryjë e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4-15, ndrësa më e larta e ditës prej 8-17 gradë celsius.

  • 1

    Radio