Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: 22 Marsi të jetë ditë përkujtimi për viktimat e Kovid

Prej tvteuta09:45, 22 Mars 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se mbështet nismën për shpalljen e 22 marsit në vendin tonë si ditë përkujtimi për të gjitha viktimat e virusit të kurorës në Mal të Zi.

“Këtë vit, unë mbështeta iniciativën e aktivistit për të drejtat e njeriut Aleksandar Zekoviq për të shpallur 22 Marsin Ditë Zie dhe Ditë Përkujtimi Kombëtar për të gjitha viktimat e koronavirusit në Mal të Zi. Në këtë ditë është e rëndësishme të kujtojmë viktimat, por edhe të mësojmë nga ajo që ka ndodhur”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

Ai pret, siç tha ai, që Qeveria e Malit të Zi, të tregojë respektin e duhur për 2696 qytetarët e Malit të Zi që humbën betejën me Covid-in.

“Unë shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në dy vitet e fundit të luftës së vështirë me Covid-in”, tha Gjukanoviq.

  • 1

    Radio