Aktuale Më shumë

Të Mirat Detare: “Nuk e kuptojmë qëndrimin e Komunës. Në takim e përkrahën projektin e Molës”

Prej tvteuta18:04, 16 Mars 2022

Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” ka reaguar ndaj pretendimeve të Komunës së Ulqinit dhe disa OJQ-ve, se projekti i rregullimit të Skeles së Madhe është i cilësisë së dobët dhe se një gjë e tillë nuk është në interes të qytetit dhe qytetarëve. Nga kjo ndërmarrje vlerësojnë se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe nuk përputhen me të vërtetën. Ata përkujtuan se drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje  në tetor të vitit 2021 kanë ftuar përfaqësuesit e Komunës, përkatësisht kryetarin, që t’i prezantojë prioritetet e tyre për rregullimin e zonave të komunës së Ulqinit që menaxhohen nga “Mirat Detare”, dhe pasi nuk morën përgjigje, ftuan përfaqësuesit e Komunës në mbledhjen e mbajtur në ambientet e kësaj ndërmarrjeje më 02.12.2021.

Në atë takim kanë njoftuar synimin e tyre për të investuar gjithsej 2.100.000 euro në Ulqin gjatë vitit 2022  dhe kanë marrë fjalë përkrahjeje dhe mirënjohje konkretisht për projektin e Skelës e Madhe.. “Kjo është edhe më shumë arsyeja pse jemi të shokuar nga deklaratat e qytetarëve, aq më shumë përfaqësuesve të pushtetit aktual, sepse është në kundërshtim me diçka që ishte pranuar, mirëpritur dhe përkrahur, thonë nga” Të Mirat Detare”.

Ata theksojnë se autor i projektit është zyra “Studio SYNTHESIS architecture & design” nga Podgorica, e përzgjedhur në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe se projekti kryesor është rishikuar nga kompania “Civil engineering” nga Podgorica. Projekti është bërë në përputhje me kushtet e urbanistiko-teknologjike si dhe me Udhëzimet e Projektimit të cilat, të dy dokumentet, janë nxjerrë nga Sekretariati për Urbanizëm i Komunës së Ulqinit.Kjo temë është tepër e rëndësishme për tu diskutuar nëpër portale, thonë nga kjo ndërmarrje, prandaj në vijim janë të hapur vetëm me kontakte direkte me të interesuarit për këtë projekt.

  • 1

    Radio