Aktuale Më shumë

Fillon operacionalizimi i 100 mije eurove per sallen e operacionit, ne fokus edhe ndertimi i Spitalit

Prej tvteuta18:25, 15 Mars 2022

Sot ne shtepine e shendetit ne Ulqin kryetari I Forces Genci Nimanbegu me bashkepunetore, u takua me  Drejtoreshën e  shtepise se Shëndetit, Dr. Sadije Hollaj dhe me Dr. Zylfije Gjoni Duraku me crast diskutuan rreth fillimit të ndërtimit të sallës së operacionit në Maternitetin e Ulqinit, per te cilen me aprovimin e amandamentit te inicuar nga deputeti  Genci Nimanbegu u siguruan mjete financiare prej 100.000 euro per  adaptim dhe pajisje per sallën e operacionit të Maternitetit në Ulqin.

Kryetari Nimanbegu tha se duhet te ndjeken hapat ne vazhdimesi për të pasur Maternitetin në funksion të plotë, si bazë që një ditë të kemi edhe mundësi të bëhet Ulqini me spital, kurse

Drejtoresha Sadije Hollaj tha se diskutuan dhe u dakorduan me deputetin Nimanbegu që të vazhdojnë bashkëpunimin deri në realizimin e plotë të këtij projekti.

Kryetari Nimanbegu poashtu theksoi: “Duke filluar nga salla e operacionit të maternitetit si fillim dhe pastaj rri nevoja tek formimi i kuadrit profesional për spitalin e ri që do t’i shërbejë jo vetëm banorëve tanë por dhe gjithë vizitorëve dhe turistëve në qytetin tone”.

Sipas njoftimit te dr Sadije Hollaj ne statusin e saj ne Facebook, dite me pare me datë 10 mars 2022 ekipi i Shtëpisë së Shëndetit realizoi takim me Ministrinë e Shëndetësisë rreth fillimit të ndërtimit të sallës së operacionit në Maternitetin e Ulqinit, ku pervec paisjeve te cilat do te sigurohen nga buxheti, Ministria e Shëndetësisë e aprovoi edhe realizimin e sallës së operacionit.

 

  • 1

    Radio