Aktuale Më shumë

Në Vjenë u mbajt Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar. ​Nazif Cungu dakordon projektin për investime në bujqësi

Prej tvteuta23:13, 7 Mars 2022

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar kishte zgjedhur kryeqytetin austriak për të mbajtur takimin e radhës me anëtarët e saj. Pas disa takimeve të rëndësishme me ekspertë austriakë të fushave të ndryshme, u premtuan edhe investime në Luginën e Preshevës dhe Ulqin.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2019 dhe vepron në hapësirën mbarëshqiptare.
Kryetari i Forumit Mbarëshqiptar, Nagib Fejzi, thotë se e mira e këtij Forumi është bashkimi i bizneseve në të gjitha trojet shqiptare.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së dhe deputet në Parlamentin e Kosovës per albinfo.at tha: “Forumi Ekonomik është një platformë që ka ide dhe projekte konkrete. Projektet e mundshme që kanë për qëllim investimin qoftë në Ulqin apo investimet e mundshme në Luginën e Preshevës, tregon se Forumi nuk e ka për qëllim përfitimin individual, por këta i shërbejnë një kauze të madhe me zhvillim të barabartë kudo që jetojnë shqiptaret.

Nazif Cungu, anëtar i Forumit, lidhur me këtë takim deklaroi: “Nga aktivitetet e deritashme të Forumit mendoj se janë shumë pozitive në zhvillimin ekonomik mbarë shqiptarë. Në mbledhjen e Bordit që mbajtëm sot, kemi vlerësuar të nisim dy projekte.

Një projekt është në Luginën e Preshevës, dhe një tjetër në Ulqin, në sektorin e Bujqësisë. Unë e kam marr si obligim që të përgatis draftin e parë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë projekti i gatshëm i cili do të jetë edhe sfida e parë e këtij forumi”.

  • 1

    Radio