Inaugurohet rruga Tuz-Mataguzh

Prej tvteuta16:44, 3 Mars 2022

Sot u inaugurua aksi rrugorë nga rruga kryesore Tuz-Mataguzh deri te xhamia në fshatin Vllanë, me gjatësi 1.2km dhe me vlerë prej 127.872,80€. Kryetari Gjeloshaj theksoi se investimi në çdo zonë të komunës me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, mbetet fokusi kryesor edhe për vitin 2022.

Ai gjithashtu shtoi se kjo datë koincidon me tre vjet nga zgjedhjet e para për Komunën e Tuzit, në të cilat dolën fitues, si dhe falënderoi bashkëvendësin, mërgimtar në SHBA Pjetër Lekoçaj për lëshimin e truallit pa kompensim.

Punimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po ecin sipas planit, prandaj lusin qytetarët që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë fazës së punimeve.

  • 1

    Radio