Banorët të revoltuar, tabela pengon qarkullimin

Prej tvteuta10:49, 23 Shkurt 2022

Të mirat detare kanë paralajmëruar se do të fillojnë me investimin një milionësh në Mole të Plazhit të vogël, i cili parasheh rikonstruktimin e Moles, mirëpo sipas banorëve të Kalasë për këtë investim nuk janë konsultuar aspak dhe në këtë rast ata shprehin revoltën e tyre për tërë projektin e parashikuar. Edhe pse problemet ne Molen e Plazhit te vogel jane te shumta, për të shtuar edhe me shume zemerimin e qytetarëve. Të mirat detare kanë vendosur  tabelën informuese të investimit mu në prag të shkallëve ku pengon qarkullimin e lirshëm. Banorët kërrkojnë të heqet tabela ose do të  intervenojnë vetë për ta hequr atë.

Sabo Vogliqi, banor I Kalasë, tha se nuk di se si është e mundur  që dikush ta vendos këtë tabelë në këtë vendë , ku kjo tabelë pengon të gjithë pronarët e barkave të afrohen tek barkat e tyre te ankuruara ne mole, poashtu hjedh dyshime sa I përket shumës së projektit që do shpenzohen për rregullimin e kësaj pjesë nën kala, ku për momentin shfrytëzohet si parking

Selim Karamanaga, banor I Kalasë tha se kundër vendosjes së kësaj tabelë janë edhe institucionet vendore , sa I përket projektit te lajmëruar nga të mirat detare ,ai thotë se ka dyshime të këtyre punimeve , për shkak se edhe kur është ndërtuar marina për zbarkimin e barkave te vogla , ajo nuk është bërë  funksionale ende . Për këtë arsye ai dyshon në këto investime, se ato përdoren vetëm për perfitime të individëve të caktuar, dhe jo për realizimin e duhur të projekteve , në të cilat në faktë nuk bëhet as edhe një takim paraprakë me banoret lokalë , për mendimet e tyre.

  • 1

    Radio