Aktuale Më shumë

Katniq i dha edhe tre ditë të tjera kohë Fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore

Prej tvteuta15:03, 20 Shkurt 2022

Ish-kryeprokurori special Millivoje Katniq i është drejtuar sërish me një letër drejtorit të Fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore, Ranko Aligrudiq, ku i ka thënë se i ka dhënë edhe tre ditë afat Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor për të përcaktuar dhe dorëzuar të dhënat për sigurimin pensional dhe invalidor.

Ai tha se ky ishte reagimi i tij i fundit me këtë rast.

Më datë 18.02.2022, kam dorëzuar në Fond, në duart e zotit Aligrudiq, për të përcaktuar dhe dorëzuar të dhënat brenda tre ditëve, nëse më është paguar sigurimi i pensionit dhe invaliditetit, për sigurim efektiv dhe me kohëzgjatje të shtuar nga fillimi i punës sime në vitin 1985 deri në vitin 2022, dhe sidomos për periudhën nga viti 1985 deri në vitin 2005, kur, sipas përcaktimit të tyre, gjoja kam kryer punë në të cilat periudha e sigurimit llogaritet me kohëzgjatje të shtuar”, theksohet në letër.

  • 1

    Radio