Media mobile formë e re e përçimit të lajmit

Prej tvteuta14:26, 16 Shkurt 2022

Me zhvillimin e teknologjisë është zhvilluar edhe puna në media, raportimi ka marrë një kahje edhe më të zgjeruar dhe tashme mediat nuk janë vetëm ato tradicionalet. Trend i viteve të fundit është edhe media mobile, e cila u mundëson mediave që të jenë më shpejt dhe në kohë reale pranë publikut. Televizioni Teuta në hapat e zhvillimit patjetër që në vete përmbanë edhe median mobile. Bashkëpunimi me mediat në rajon por edhe pjesëmarrja në programin Media for All ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e punës.Duke u nisur nga kjo Lorin Kadiu udhëheqës i Citizens Channel ndau eksperiencën por edhe disa metoda të zhvillimit të punës.

Njerëzit mbështeten në mediet lokale për informacione lidhur me komunitetet e tyre dhe qeverinë lokale. Programi Media for All ofron mentorim, trajnime dhe mbështetje nga ekspertët për pikat lokale të medieve në Ballkanin Perëndimor që të angazhohen në mënyrë më efektive me audiencat e tyre.

Programi Media for All punon me gazetarët, redaktorët, pronarët dhe audiencat në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

  • 1

    Radio