Bletaria, përveç tjerash jep knaqësi për bletarin Agim Bajri, nga Ulqini

Prej tvteuta11:00, 13 Shkurt 2022

Mbajtja e bletëve daton 9000 vjet më parë dhe tradicionalisht ka qenë për mjaltin. Në epokën moderne, përdoret më shpesh për pllenim të të korrave dhe perfitimin e produkteve të tjera, të tilla si dylli dhe propolisi.

Bletaria është një nga industritë më të vjetra në ekzistencë, por përballet me kërcënime të shumta. Një numër i firmave të teknologjisë shpresojnë të ndihmojnë bletët të ketë një të ardhme më të sigurt.

Ekspertët janë shprehur se kosheret po kërcënohen dhe me shumë gjasë mund të vdesin. Gjatë viteve të fundit ato po preken nga një marimangë parazitare vdekjeprurëse, por edhe nga pesticidet dhe ndryshimet klimatike.

Një sondazh i realizuar midis Prillit të vitit 2019 dhe 2020  tregoi se 43.7% e koshereve amerikane kishin pësuar dëme të konsiderueshme. Kjo ishte shifra e dytë më e lartë vjetore që nga një studim i bërë njëdekade më parë.

Shumë njerëz kanë aktivitete të bletarisë që i bëjnë si hobi, e në vendin tone një nga ato është Agimi I cili mban përmbi 50 koshere bletë

Z.Bajri thotë që me këtë veprimtari, mirret tani më që nëntë vite, dhe se kryesishtë e punon për hobi por edhe për përfitime personale.

Sipas tij te punosh me bletë është e lehtë dhe se koha kalon shume shpejtë me to.Vjelja e mjaltit bëhet kryesishtë rreth muajit Korrik, por mvaret edhe nga natyra sa e mundëson këte.

Ai poashtu bën apel bujqëve, kryesishtë atyre qe spërkasin me pesticide që ti lajmerojnë bletarët, pë të mos pasur dëme me helmimin e kosherëve, pasi siç thotë ai, ne kemi nevoj më së shumti për bletë, dhe jo ajo prej nesh.

  • 1

    Radio