Sociale Më shumë

80 pako ushqimore ndihmë familjeve në nevojë

Prej tvteuta10:02, 4 Shkurt 2015

Shoqata humanitare “Bereqeti” vazhdon me aktivitetet e veta humanitare . Kësaj radhe kjo shoqatë bamirëse ndau 80 paqeta me artikuj të nevojshëm ushqimor për familjet që janë në gjendje të rendë materiale, e që sipas evidencës që ka kjo shoqatë e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame në Ulqin,në territorin e komunës së Ulqinit janë të regjistruar rreth 200 familje me gjendje të rëndë materiale.

70 paqeta me artikuj të ndryshëm ushqimor vijnë si donacion nga një qytetarë  bamirës nga komuna e Ulqinit i cili do të mbetet anonim, ndërsa 10 paqeta i ka ofruar Fondacioni Zekad që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

“ Ndihma në formë ushqimi do të ndahet në tërë territorin e Komunës së Ulqinit familjeve më në nevojë”, deklaroi kryetari i shoqatës në fjalë Mirsad Muçaj, duke shtuar që ” ndihma është e nevojshme edhe për shumë familje tjera. Hapi ynë i parë do të jetë që të marrim të dhëna nga terreni për gjendjen reale të qytetarëve tanë,që edhe ata familje të marrin ndihma.  Apelojë tek personat që kanë gjendje të mirë materiale të ndihmojnë këtë kategori ,sepse vërtet ka një numër të konsiderueshëm të familjeve që janë në skamje të mjerueshme”, shprehet Muçaj.

  • 1

    Radio