Sporti Më shumë

8 medalje ballkanike për klubin e takewondosë “Ulqini”

Prej tvteuta14:49, 16 Shtator 2019

Gjatë fundjavës së kaluar në Bullgari në qytetin e Samokovit u mbajt Kampionati Ballkanit në sportin e taekwondo-së në diciplinat ndeshje dhe forma. Në këtë kampionat u paraqitën 12 shtete me 660 garues. Përfaqësuesja e Malit të Zi mori pjesë me 26 sportistë, 11 prej të cilëve nga klubi i Ulqinit. Përfaqësuesja e Malit të Zi fitoj gjithësejt 12 medalje ndërsa 8 prej tyre i takuan sportistëve nga Ulqini të cilët dhanë një kontribut të lartë për përfaqësuesen e Malit të Zi. Ky është një suksesë i shkëlqyeshëm për klubin tonë dhe për sportin e Ulqinit në përgjithësi.

Në diciplinën e Formave të suskseshëm ishin sportistet:

Sumeja Bisha e cila në kategorinë (team junior) fiton medaljen e artë.

Medina Kanaqeviq fiton dy medalje Ballkanike në kategorinë (Individual dhe Pair).

Në diciplinën e ndeshjeve të sukseshëm ishin sportistët:

Sara Kraja kampione e Ballkanit medalje e artë për të dytin vitë me radhë.

Arta Ismailaga nënkampione e Ballkanit medalëje argjendi poshtu për të dytin vitë me radhë.

Bledar Kasmi nënkampion i Ballkanit medalje argjendi.

Enes Dushku, Amella Nuti i fituan ndeshjet e para mirpo u ndalen në ndeshjen e dytë dhe kështu fituan vendet e treta, medalje bronzi.

  • 1

    Radio