78 milion investime në rrjetin energjtik. Fokusi në Ulqin dhe Herceg Novi
Prej tvteuta19 September 2017
Sistemi i shpërndarjes së energjisë në Mal të Zi planifikon që në tre vitet e ardhshme të investojë 78 milionë euro në përmirsimin e furnizimit me energji në vend, thuhet nga kjo kompani. Investimet do të përfshijnë ndërtimin e objekteve të reja të energjisë, përmirsimin e infrastrukturës së rrjetit shpërndarës si dhe optimizimin e forcës puntore dhe edukimin e tyre. Në fillim fokusi do të jetë në qytetet e Ulqinit dhe Herceg Novit. Në shtator në Ulqin do të fillojë ndërtimi i nënstacionit “Ulqini i Ri” me forcë 35/10 kilovat me vlerë rreth 2 milionë euro, kurse në plan janë përfundimi i punimeve në nënstacionet “Kumbor” dhe “Klinci” . Nga kjo kompani thonë se rrjeti shpërndarës në Mal të Zi është kryesisht i cilësisë së mirë, dhe se janë të kënaqur me bilancin pozitiv të punës gjatë vitit të kaluar.