7 oferta për privatizimin e Aeroporteve
Prej tvteuta15:57, 25 Nëntor 2019
Në prokurimin parakualifikues për dhënien me koncesion të ndërmarrjes “Aeroportet e Malit të Zi”, deri tani kanë ardhur 7 oferta, kanë njoftuar nga Ministria e komunikacionit. Të interesuarit janë nga Irlanda, Turqia, India dhe Koreja, disa prej të ciave janë paraqitur si konzorciume të përbëra nga disa kompani. Ministri i komunikacionit Osman Nurkoviq, ka thënë për RT në MZ se hapja e ofertave do të bëhet pas një muaji, kur do të sillet vendimi se cilat kompani i plotësojnë kushtet për të hyrë në procedurën e prkurimit publik. Disa parti opozitare, por edhe në pushtet, janë shprehur kundër dhënies me qira të kësaj kompanie fitimprurëse.