Aktuale Më shumë

66 padi ndaj subjekteve politike

Prej tvteuta16:12, 14 Janar 2017

Agjensia për ndalimin e korrupsionit ka knotribuar në mënyrë aktive në luftën kundër korrupsionit në Mal të Zi, vlerësoi drejtori i këtij institucioni Sreten Radonjiq.

Ai shtoi se gjatë periudhës së zgjedhjeve partitë politike në nivel lokal dhe qendror kanë dorëzuar 43 raporte mbi lartësinë dhe mënyrën e grumbullimi të mjeteve financiare që kanë shpenzuar gjatë fushatës. Radonjiq tha se agjensia ka dorëzuar 66 padi kundër subjekteve të ndryshme politike për shkak të mos dorëzimit të raporteve për reklamim në media, hapjes së xhiro-llogarisë së posaçme, donacioneve nga personat fizik, e mjaft parregullsi të tjera.

Nga ana tjetër, opozita dhe disa OJQ, punën e kësaj agjensie e kanë cilësuar si të njëanshme dhe në shërbim të Partisë Demokratike të Socialistëve.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio