Sociale

Sociale Më shumë

Elvis Naci vizitoi familjen e Emro Abazit

Prej tvteuta25 July 2019

Ne Ulqin tek familja e djaloshit 20 vjecare Emro Abazit i cili gjendet per trajtim mjekesore ne Gjermani, per vizite qendroi imami dhe bamiresi i njohur shqiptare Elvis Naci.

Ai pasi mori lajmin e semundjes se Emros eshte kycur per te ndihmuar me te gjitha forcat e veta, duke organizuar edhe emisionin me karakter humanitar “Shqiptaret per shqiptare” vetem  per Emron, ne menyre qe same pare te mbledhet shumen e te hollave prej 450 mije eurosh, shume e paperballueshme  per  pothuajse cdo familje.

Elvis Naci pasi mori lajmin se pas 4 ditesh mjetet jane grumbulluar, ishte  i befasuar  dhe nga zemra e tij humane se bashku me bashkeshorten erdhen per vizite tek familjaret per te qene prane tyre ne keto momente te veshtira neper  te cilat po kalojne.

Ai u prit me shume entuziazem nga shume miq dhe familjare te Emros ne shenje mirenjohjeje per veprat humane qe ai po i ben per popull. Elvis Naci duke i falenderuar per kete pritje, ne radhe te pare uroi qe Emroja te sherohet sa me pare dhe ftoi qe te gjithe te lutemi per sherimin e tij.