Sociale Më shumë

601 raste të reja nga Covid 19 në Mal të Zi dhe 13 viktima. 14 raste në Ulqin

Prej tvteuta17:36, 13 Nëntor 2020

Në Mal të Zi gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 1751 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 601, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe një numër i lartë  prej 13 viktimave nga sëmundja.  Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë nga Podgorica, 339, 82 janë nga Nikshiqi, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 14 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 116 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8828, prej të cilëve 276 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio