60 ditë nga marrja e mandatit të Millojko Spajiq
Prej tvteuta09:16, 10 Tetor 2023
Qeveri të re të Malit të Zi nuk ka as në horizont edhe pse sot bëhen dy muaj që kur lideri i Lëvizjes Evropa Tani Millojko Spajiq mori mandatin për të formuar kabinetin e tij. Në një takim të mbajtur të premten në mbrëmje, Klubi Parlamentar i PES autorizoi lidershipin e partisë dhe ekipin negociator të udhëhequr nga Spajiq që të shqyrtojnë opsionet e reja për formimin e qeverisë.
Lëvizja e grupit parlamentar pasoi pasi demokratët ndaluan përfundimisht formimin e një qeverie me 41 deputetë duke mos lejuar votën vendimtare të deputetit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, i cili ishte në listën e Partisë Demokratike të Socialistëve në zgjedhje, por ndërkohë formoi grupin parlamentar me Forumin Shqiptar. Paraprakisht, demokratët kanë mbështetur Spajiqin për të formuar Qeverinë së bashku me partitë e pakicave.