Aktuale Më shumë

58 viktima nga përmbytjet në Brazil

Prej tvteuta09:24, 17 Shkurt 2022

Ka shkuar në 58 numri i të vdekurve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjes së dheut në rajonin e Rio de Janeiro, kanë bërë të ditura autoritetet.

Qyteti i Petropolis u godit nga një përmbytje të martën dhe kryebashkiaku, Rubens Bomtempo, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet derisa kërkimet për të mbijetuar po vazhdojnë. Ndërkohë, 21 persona janë nxjerrë të gjallë.

Brazili juglindor është ndëshkuar me reshje të mëdha të shiut që nga fillimi i këtij viti, me më shumë se 40 të vdekur të regjistruar në incidentet në Minas Gerais në fillim të janarit, dhe Sao Paulo, më vonë gjatë të njëjtit muaj.

  • 1

    Radio