Sociale Më shumë

570 raste të reja dhe 6 humbje jete. 16 raste në Ulqin

Prej tvteuta09:45, 25 Nëntor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit  janë kryer 1953 analiza në mostrat e dyshuara për prezencën e Covid 19, nga të cilët  570 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe humbje jete, bëhet fjalë për dy pacientë nga Nikshiqi, një nga Tivari, një nga Ulqini , një nga Kotorri dhe një nga Podgorica.  Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 256, 60 në Nikshiq , kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 16 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 596 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.111, nga të cilët 190 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio