52 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi, 1 nga Ulqini
Prej tvteuta10:31, 27 Korrik 2020

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 407 analiza nga të cilat 52 kanë dalë pozitive me Covid 19. Një rast i ri është nga Komuna e Ulqinit, kurse më së shumit raste janë nga Podgorica 16 dhe Nikshiqi 11. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 75 persona, duke e çuar numrin total në 423.