5% e vendparkimeve do të jenë për personat me invaliditet

Prej tvteuta17:18, 28 Maj 2019

Sot në ambienetet e Komunës së Ulqinit u mbajt mbledhja e Këshillit për përmirsimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuara dhe invaliditet. Në mbledhje u shqyrtua pozita e kësaj kategorie të popullatës, sidomos sa i përket hapsirave që do të ndahen për to në kuadër të vendparkimeve në Ulqin. Sipas propozimit, 5% e vendparkimeve do të jenë të rezervuar për këtë kategori, duke pasur  kujdes që ato të jenë pranë institucioneve dhe vendeve më të frekuentuara të qytetit. Këto vendparkime fillimisht do të kenë sinjalizimin horizontal, kurse në një periudhë sa më të shkurtër, do të sigurohet edhe sinjalizimi vertikal. Nga organet e Komunës u shpreh vendosmëria që këto vendimet të respektohen në maksimum dhe të vendoset rregull në këtë sektor.

  • 1

    Radio