Sociale Më shumë

496 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi. 21 raste në Ulqin

Prej tvteuta20:09, 2 Nëntor 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1299 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 496. Duke pasur parasyhs vonesën e publikimit të rezultateve, vështirë të thuhet nëse këto raste janë ditët e fundit apo para një jave apo 10 ditëve. Nga ISHP njoftohet se në këtë preiudhë janë regjistruar edhe 7 viktima nga sëmundja. Numri më i madh i rasteve janë nga Podgorica, 220, 61 janë nga Nikshiqi, kurse 39 në Budva. Numër të lartë regjistron përsëri komuna e Ulqinit me 21 raste të reja, ose ndoshta edhe të vjetra, në varësi të asaj se kur janë kryer testimet. Që prej ditës së djeshme janë regjistruar edhe 240 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 4434.

  • 1

    Radio