Ekonomi Më shumë

46 milionë euro nga akciza e cigareve

Prej tvteuta09:41, 7 Nëntor 2017

Buxheti i Malit të Zi ka përfituar deri në fund të muajit tetor 46 milionë euro nga akciza e cigareve, 12% më shumë se vitin e kaluar, kumtohet nga ministria e financave. Kjo rritje i atribuohet kryesisht rritjes së akcizës prej 40 cent për një paketë në muajin gusht.

Nga mininstria thonë se organet përkatëse do të marrin masat përkatëse kundër tregut të zi por nuk kanë të dhëna për masën e këtij tregu në përgjithësi, pasi nuk janë kryer analizat e nevojshme.

  • 1

    Radio