Kulturë Më shumë

4-TH D OLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVAL

Prej tvteuta16:48, 26 Qershor 2017

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim  me struktura te shumta te komunes organizojnë për herë të katërt festivalin folklorik D olcinium International festival i cili do të mbahet prej 28 deri me 30 qershor 2017.

Qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i kulturës dhe folklorit, vlerave të Ulqinit dhe rajonit në një vend, dhe të gjithë qytetaret dhe turistët që gjenden në Ulqin do të kenë mundësinë të kënaqen me  veshjet kombëtare, me folklorin, muzikën, rininë…

D olcinium International festival, mund të themi që tashme ka një karakter tradicional sepse po mbahet për të 4 vit radhazi, dhe këtë vit marrin pjesë grupet folklorike nga Ukraina, Bulgaria, Litvania, Rumania, Slovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kosova, Shqipëria dhe Mali I Zi.

 

  • 1

    Radio