Aktuale Më shumë

Samiti i kryeministrave: Rruga evropiane, faktor kyç i stabilitetit në Ballkan

Prej tvteuta16:40, 16 Mars 2017

Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ka nisur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës dhe mikpritësi, kryesuesi i Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiq ka mirëpritur mysafirët e lartë. Në Samit kanë arritur edhe komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn si dhe ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Hahn tha se edhe pse disa vende po përballen me kriza serioze dhe “me rritjen e retorikës nacionaliste” megjithatë po ecet përpara. Ai tha se ky është proces serioz dhe se ideja është që rajoni të përgatitet për anëtarësim në BE. Takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet të përqendrohet në projektet rajonale dhe në bashkëpunimin ndërmjet tyre në, siç thuhet, ruajtjen e stabilitetit dhe në prosperitetin ekonomik. Në takimin e kryeministrave në Sarajevë me mikpritësin Denis Zvizdiq, marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i Shqipërisë Edi Rama, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Kosovës Isa Mustafa, ndërkohë që Maqedoninë e përfaqëson Emil Dimitriev.

  • 1

    Radio