380.000 euro për mbrojtjen e Kripores
Prej tvteuta28 August 2017
Parqet kombëtare të Malit të Zi kanë ndarë rreth 380.000 euro për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në mbrojtjen e Kripores së Ulqinit. Nga kjo ndërmarrje kanë thënë për agjensinë Mina-business, se prej vitit 2015 kur kanë marrë menaxhimin e Kripores e deri sot kanë ndërmarrë disa aktivitete për brojtjen e biodiverzitetit të kësaj zone. Ato thonë se shpenzimet më të mëdhaja shkojnë në masat e sigurisë , pastaj pagat e të punësuarëve dhe qiramarrjen. Në vazhdim është edhe riparimi i pompës në Gjerana e cila për shkak të vjetërsisë përsëri ka dalë jasht përdorimit dhe për të cilën nevojiten 10.000 euro. Më herët Parqet Kombëtare kanë marrë miratimin e drejtorit administrativ të Kripores për vazhdimin e menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje dhe për një vit.