38 projekte kapitale në fushën e infrastrukturës shkollore , asnjë në Ulqin
Prej tvteuta10:09, 12 Tetor 2019
Qeveria për 38 projekte kapitale në fushën e infrastrukturës shkollore në gjithë vendin ka ndarë mbi 50 milion euro , ka deklaruar ministri i arsimit Damir Shehoviq duke shtuar se 10 objekte të reja do të ndërtohen në territorin e kryeqytetit. Ai ka përkujtuar se ministria e arsimit dhe Ministria e sportit kanë nënshkruar para dy vitesh marrëveshjen me të cilën janë obliguar se do të veprojnë në avancimin e infrastrukturës sportive shkollore. Shehoviq me këtë rast ka theksuar se në mesin e 10 shkollave që do të ndërtohen në territorin e Podgoricës gjendet edhe shkolla fillore në Fushën e Dheut të Zi. Nevojë për shkollë të re ka edhe në Ulqin, pasi ndërtesa e gjimnazit me dekada nuk i plotëson kushtet për numrin e nxënësve që ka, por deri tani nuk ka pasur asnjë iniciativë për ndërtimin e objektit të ri.