38 padi për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët
Prej tvteuta09:51, 16 Shkurt 2018
Inspeksioni shëndetësor ka ngritur padi ndaj 38 prindërve vetëm në muajin janar, për shkak të mosvaksinimit të fëmijëve të tyre. Numri më i madh i padive është ngritur në Podgoricë. Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, 52% e fëmijëve të lindur në viti 2016 nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, çka përbën rrezik për shëndetin publik. Gjobat për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët shkojnë prej 100 deri në 2000 euro.