Sociale Më shumë

Kryetari Cungu uron Vitin e Ri 2017

Prej tvteuta13:32, 2 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu në mesazhin e fundvitit dhënë për Tv Teuta uroi të gjithë qytetaret e Komunës së Ulqinit dhe më gjerë.

Të nderuar  qytetarë ,

Në  këtë festë tradicionale , kam nder dhe  kënaqësi te vecantë  që në  emër të Komunës së Ulqinit dhe ne emer te partnereve te koalicionit qe perbejme pushtetin lokal, tju  dërgoj urimet më të  përzemërta  dhe tju  uroj  Vitin e Ri 2017.

Le të jetë  një vit i mbarë  për të gjitha familjet  me shëndet , harmoni mirëqenie  e shumë suksese.

Në këtë natë të gëzuar , dëshiroj të jemi pranë jush,pranë fëmijëve , të rinjve , prindërve   pranë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë  dhe  të urojmë  njëri tjetrin.

Ne , duhet të kemi  më shumë besim  tek  vetvetja  për të përballuar  svidat që na presin. Ne kemi  kurajo dhe vullnet për të  ndërtuar një vend më të begatë  për  vete  e për fëmijët tanë.

Ne jemi me fat  që jetojmë në një vend sic është Ulqini dhe për mua është nder dhe obligim i madh bisimi qe me ashte dhan prej koalicionit, që të jem në krye të këtij qyteti.

Unë mbetem i përkushtuar  dhe  jam i bindur  që bashkarisht mund të realizojmë objektivat tona.

Uroj që viti 2017 të jetë vit  i punës, shpresës  dhe besimit,  vit  i mbarë me  rritje të qëndrueshme ekonomike ,vit që  do të na cojë më  pranë  familjes evropiane, rrugë  të cilën e kemi zgjedhur të  gjithë sëbashku.

Urime,Gëzuar ,shëndet  dhe mirësi për të gjithë Ju dhe për Ulqinin tonë.

  • 1

    Radio