Sociale Më shumë

344 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta20:49, 9 Tetor 2020

Në Mal të Zi nga 886 analiza të kryera në 24 orët e fundit,  janë regjistruar 344 raste të reja me virusin korona, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 3 viktima, një prej të cilave është nga komuna e Ulqinit. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 169, 72 janë nga Nikshiqi, 31 nga Plevlja, 13 nga Rozhaja, nga 11 në Cetinë dhe Kotorr, 10 në Berane, nga 7 në Tivar dhe Danillovgrad, 4 në Biello Polje, 3 në Tivat, nga 2 në Plavë dhe  Herceg Novi, kurse nga një rast është regjistruar në Petnjicë dhe Andrijevicë. Gjatë kësaj kohe 172 të infektar raportohen të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3828, prej të cilëve 86 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio