34 PARAQITJE PER SHKAK TE FYERJES SE NDJENJAVE NACIONALE
Prej tvteuta15:53, 30 Mars 2019
Drejtoria e policise se Malit te Zi gjate vitit 2018 ka paraqitur 31 denoncime per kundervajtje ndaj 34 personave, per shkak te fyerjes se ndjenjave ne baza nacionale, thuhet ne raportin vjetor te publikuar nga Ministria per te drejtat e njeriut dhe te pakicave, edhe pse nuk eshte precizuar per cfare incidentesh behet fjale. Sipas statistikave te raportit te vitit 2017, del qe ka pasur me pak denoncime, ku numri i tyre ne vitin 2017 ishte 28. Akteret e ketyre denimeve ishin 29 persona, ku 16 prej tyre ishin te demtuar, theksohet ne raport.