3000 fidane të ullinjve për qytetarët e Ulqinit
Prej tvteuta8 February 2019
Shoqata e ullishtareve “Valdanosi” në kuadër të aktiviteteve të përbashkta me Ministrine e bujqësisë së Malit të Zi, ka bërë importin e fidaneve te ullinjëve për qytetarët e Komunës së Ulqinit. Bashkpunimi i Shoqatës së ullishtarëve me Ministrisë së Bujqësisë zgjat disa vjet, në këtë ndërlidhje edhe këtë vit kjo shoqatë ka siguruar 3.000 fidane të llojeve leccino, frantoio, koroneiki ,dhe kallamata. Fidanet janë njëvjeçarë dhe të importuara nga Shqipëria, të cilët do të ju shpërndahen bujqëve të interesuar të cilët kanë në posedim pronë të vetën,dhe janë të regjistruar si amvisërii bujqësore.”, tha për TV Teuta, anëtari i kësaj shoqate, Xhaudet Cakuli . Çmimimi me pakicë i një fidani është 6 euro,ndërsa me shumicë 5,50,ku 50% refundohen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Qëllimi i shpërndarjes së fidaneve të ullinjeve është shtimi i kultivimit të pemës së Ullirit në komunën e Ulqinit, thotë Cakuli.