Aktuale Më shumë

“30 gushti, hapi i parë drejt një tranzicioni demokratik të pushtetit”

Prej tvteuta13:20, 30 Gusht 2024

30 gushti ishte hapi i parë drejt një tranzicioni demokratik të pushtetit, ka bërë të ditur presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në rrjetin social X.

“Me kënaqësi të madhe fola në panelin “30 gusht – 4 vjet më vonë” organizuar nga Shoqata për Hulumtimin e Politikës dhe Teorisë Politike. 30 gushti ishte hapi i parë drejt një tranzicioni demokratik të pushtetit. Sot Mali i Zi është më i lirë, më i drejtë dhe më i sigurt”, ka shkruar Millatoviq.

Millatoviq, së bashku me udhëheqësin e LQ URA Dritan Abazoviq dhe kryetarin Partisë Popullore Demokratike Millan Knezheviq, folën në panelin e diskutimit “30 gusht – katër vjet më vonë”, e cila u organizua nga Shoqata për Kërkime në Politikë dhe Teori Politike.

  • 1

    Radio