Aktuale Më shumë

30 forca serbe brenda kishës në Zveçan, Kurti u bënë thirje të dorëzohen

Prej tvteuta16:02, 24 Shtator 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur në veri, ku humbi jetën polici Afrim Bonjaku. Kurti tha se rreth Manastirit në Zveçan nga kamerat e sigurisë janë parë automjete pa targa dhe janë 30 persona të armatosur, të cilëve u bëri thirrje të dorëzohen.
‘Është e qartë që këto persona që janë të paktën 30 vetë paraqesin një formacion të organizuar që duket se ka ardhur të luftojë në Kosovë por unë ju bëjnë thirrje që tu dorëzohen organeve të drejtësisë. Kosova është vend demokratik dhe u përket të gjithëve pa dallim etnie dhe cënime të tilla janë të patolejueshme’
Kurti ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon vendin. ‘Tashmë vrasja e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra mizorisht në krye të detyrës do të kthehet në angazhim më të shtuar në luftimin e bandave dhe strukturave kriminale në veri.’-është shprehur kryeministri i Kosovës.
‘Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë dhe mbrojmë Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë, do të kapen dhe do të dënohen’
Më tej, Albin Kurti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi duke lejuar institucionet përgjegjëse të sigurisë për të vendosur rend dhe ligj.

  • 1

    Radio