30 dënime për zhurmën në Bunë, 6 për mos mbajtjen e maskës
Prej tvteuta07:56, 30 Shtator 2020

Në fillim të gushtit të këtij viti hyri në fuqi vendimi për Përcaktimin e Zonave Akustike në territorin e Komunës së Ulqinit.
Sipas këtij vendimi Ada e Bunës është shpallur zonë e qetë në natyrë, që ka ndikuar që dhe gjendja në këtë hapësirë të jetë më e mirë se përpara.
„Policia Komunale nga 8 gushti ka tërhequr vërejtjen 60 personave ndërsa kanë lëshuar mbi 30 urdhëra për kundërvajtje mbi këtë bazë,një ndëshkim sipas Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit të Policisë Komunale Amir Mehmeti është 150 euro.
Për shkak të mos mbajtjes së maskave në ambijente të hapura, Policia Komunale ka shqiptuar 6 denime për kundërvajtje.
Ai shpreson se me këto masa preventive dhe represive problemi i zhurmës në Adë dhe mbajtja e maskave në ambijente të hapura do të zgjidhet