Aktuale Më shumë

3.67 miliardë euro kredi të miratuara

Prej tvteuta17:38, 27 Nëntor 2022

Deri në fund të shtatorit, bankat miratuan kredi në vlerë prej 3.67 miliardë euro, që është një rritje prej 0.56 për qind në bazë mujore.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, deri në fund të shtatorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë miratuar 4.82 për qind më shumë kredi.

Raporti ndërmjet kredive dhe depozitave në fund të shtatorit ishte më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 0.74.

Totali i depozitave në shtator u rrit me 2.52 për qind në 4.97 miliardë euro krahasuar me muajin gusht.

Depozitat me afat zënë 17.74 për qind të totalit, ndërsa depozitat pa afat 78.22 për qind. Pjesa e mbetur prej 4.04 për qind lidhet me fondet në llogarinë e ruajtjes.

Në strukturën e depozitave me afat peshën më të madhe e kanë pasur ato me afat maturimi nga tre muaj deri në një vit, 41.25 për qind, ndërsa ato nga një deri në tre vjet kanë zënë 36.67 për qind.

Totali i depozitave të individëve në fund të shtatorit arriti në 1.61 miliardë euro, që është 1.75 për qind më shumë se në gusht.

Në strukturën afatgjate të depozitave të individëve, depozitat me afat zinin 25.64 për qind dhe ato pa afat 74.33 për qind.

  • 1

    Radio