Aktuale Më shumë

29 vite nga krimi në Shtrpci. Prokuroria malazeze në vendnumëro

Prej tvteuta17:18, 27 Shkurt 2022

Kanë kaluar 29 vite nga krimi i tmerrshëm në Shtrpci, vend në të cilin forcat ushtarake të Ushtrisë së Rebublikës Serbe, nxorën nga treni i linjës Beograd-Tivar, 20 persona, 18 prej të cilëve muslimanë, dhe pasi i mbajtën për një kohë në rajonin e Vishegradit, i ekzekutuan të gjithë. Viktimat ishin nga mosha 16 deri në atë 59 vjeçare. Për këtë krim në Mal të Zi është dënuar vetëm Nebojsha Ranisavljeviq, i cili bëri 15 vite burg, ndërsa në Bosnje Miqo Joviçiq, i cili pas marrëveshjes me Prokurorinë, u nda me vetëm 5 vite heqje lirie.

Udhëheqësi i grupit që i mori peng dhe më pas i vrau, Millan Llukiq, po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, por për krime të tjera dhe jo për atë në Shtrpci. Organizatat joqeveritare, Qendra për Edukim Qytetar dhe Aksioni për të Drejtat e Njeriut, kanë bërë thirrje që organet e Malit të Zi më në fund të fillojnë vendosjen e drejtësisë në këtë rast, diçka për të cilën sipas tyre deri tani nuk ka pasur vullnet politik. Sipas tyre, është dokumentuar se krimi në fjalë nuk ishte spontan, por i paramenduar dhe i urdhëruar nga komanda e lartë e Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme, të cilët asnjëherë nuk janë përgjigjur për këtë.

Reagim ka pasur edhe nga Partia Boshnjake, e cila ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë para drejtësisë të gjithë të implikuarit në këtë rast tragjik, dhe të kërkojë dënimin e merituar sipas normave ndrëkombëtare.

  • 1

    Radio