Rajoni/Bota Më shumë

27 të vdekur nga një shpërthim në një klub nate në Bukuresht

Prej tvteuta11:16, 31 Tetor 2015

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur dhe 155 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një klub nate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, mbrëmjen e së premtes. Edhe pse nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, një stacion televiziv lokal njoftoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarret. Një dëshmitar  tha se një fishekzjarr shpërtheu dhe dogji skelën në të cilën ndodheshin materiale piroteknike. Ndërtesa është përfshirë menjëherë nga flakë të mëdha. Ministra e Brendshme Rumanisë ka konfirmuar numrin e viktimave.Raporton se në momentin e shpërthimit në lokal gjendeshin deri në 400 persona.

  • 1

    Radio