Aktuale Më shumë

Më 25 janar debati lidhur me votëbesimin qeverisë

Prej tvteuta09:36, 13 Janar 2016

Kuvendi i Malit të Zi do të debatojë lidhur me propozimin e qeverisë për votëbesimin , në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme në këtë vit e cila do të mbahet me 25 janar.

Qeveria me 28 dhjetor  të vitit të kaluar ka vendosur që Kuvendit ti dërgojë kërkesën lidhur me votëbesimin kabinetit qeveritar. Qeveria e Malit të Zi është zgjedhur  me 4 dhjetor të vitit 2012 me votat  e shumicës parlamentare nga koalicioni i formuar në prag dhe pas zgjedhjeve parlamentare.

Në pjesën më të madhe të mandatit tre vjeçar , në veçanti pas zgjedhjeve parlamentare më 2013 , nuk ishte e qartë  në vazhdimësi, mbështetja politike të shumicës parlamentare ndaj qeverisë e cila ishte zgjedhur me vullnetin e saj, thuhet në arsyetimin e kërkesës së qeverisë lidhur me votëbesimin në parlament.

 

  • 1

    Radio