Sociale Më shumë

245 raste të reja dhe 1 i vdekur nga Covid 19. 260 janë shëruar

Prej tvteuta18:30, 25 Shtator 2020

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 874 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 245 kanë rezultuar pozitive, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe një i infektuar nga Ulqini që po trajtohej në spitalin e Tivarit, ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes. Edhe sot numri më i lartë i infeksioneve jan nga Podgorica dhe Nikshiqi, me 79, respektivisht 65 raste, pastaj Berana me 22, Billeo Polja me 15,  13 janë nga Budva, 11 nga Tivari, 10 nga Kotorri, 8 nga Rozhaja, 6 nga Plava, 5 nga Plevlja, 4 nga Cetina, 3 nga Ulqini, 2 nga Andrijevica, kurse nga 1 rast janë regjistruar në Mojkovc dhe Herceg Novi. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 260 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3630.

  • 1

    Radio