Aktuale Më shumë

KOSOVA OFRON STUDIME, MASTER, DOKTORATURË DHE NE SHTATOR KONTIGJENTIN ME ABETARE, MJETE DIDAKTIKE DHE LEKTYRA SHKOLLORE

Prej tvteuta17:25, 1 Gusht 2015

Në kuadër të vizitës dyditore të Ministrit të arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Republikës së Kosovës Arsim Bajramit Malit të Zi, ai u takua edhe me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi me në krye kryetarin Genci Nimanbegun.
Ministri Bajrami gjatë bisedës theksoi lehtësimin të cilin tani e ka kjo ministri për të vepruar në Mal të Zi pasiqë ka një ecuri të mire me institucionin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve me të cilin janë dakorduar që ti paraqesin kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Për këtë vit ministri Bajrami ka premtuar se do tu jepet ndihmë studentëve nga Mal I Zi duke theksuar se nuk do të mbesin asnje student pa u regjistruar.
Risi për këtë vit është mundësia e regjistrimit për master dhe doktoraturë, ku Këshilli Kombëtarë ka për obligim që të dorëzojë kandidatët e mundshëm deri me datën 15 gusht, kurse afati I dytë I regjistrimit të studentëve në vitin e pare, do të jetë I hapur për studentët nga Mali I Zi deri në plotësimin e kvotave. Ministria e arsimit e Republikës së Kosovës këtë vit për here të pare ka parashikuar mjetet për ndarjen e 100 bursave, prej te cilave 10 janë të parapara për studentë që nuk janë nga Kosova.
Kryetari Nimanbegu, në kuadër të bisedës vuri theks të veçantë në shkollat e Plavës, Gusisë, Rozhajës dhe Krajës, ku numri I nxënësve është në ramje, duke vlerësuar se u duhet ndihmë shtesë, sidomos në mjetet didaktike.
Ministri Bajrami premtoi se para shtatorit Kosova do të nis një kontigjent me ndihmë për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, ku do të përfshihen edhe Abetarja, lektyrat shkollore, tekste të ndryshme, mjete didaktike, dhe mjete të tjera të cilat KKSH do të ketë obligim ti shpërndajë në menyrën e duhur.
Ky ishte takimi I dytë I Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve lidhur me ecurinë e dhe ndihmën në procesin arsimorë të shqiptarëve në Mal të Zi,takimin e radhës këto institucione e kanë paralajmëruar në tetorë, para fillimit të vitit akademik për studentët.

  • 1

    Radio