20 VITE PREJ KRIMEVE SERBO-MALAZEZE NË FSHATRAT SHQIPTARE TË ROZHAJËS
Prej tvteuta17:37, 18 Prill 2019
Sot bëhen 20
vite prej kohës që me 18 prill 1999
Ushtria Jugosllave (serbo-malazeze) bëri krime mbi fshatrat shqiptare të komunës
së Rozhajës dhe i largoi me dhunë nga vatrat shekullore banorët autokton
shqiptarë në Bukel të Epërm dhe Husaj.
Banorët e kujtojnë për gjdo vjet ikjen dhe krimin e bërë nha Ushtria Jugosllave, ngjarje kjo të cilën nuk do ta harrojne kurrë dhe ështeë e dhimbshme për popullin shqiptar, ku ushtria ndërhyri në jetën tonë të qetë, maltretoi shumë popullatën e pafajshme vetëm e vetëm se ishin shqipëtar.
Me dhimbje e kujtojme këtë ditë pasi në votër ishin edhe refugjatë nga Kosova, ku ushtria në prag të shtepisë së Zenun Dacit, vrau Afrim Selim Gjuraj (29) nga Radaci i Pejes dhe nga kolona e refugjatëve që ishin duke ikur ndau refugjatin Selim Kelmendin (31) nga Qyshku i Pejes, të cilin e vrau dal nga dal duke e rrahur e nxjerrur shpirtin. Një ashtu edhe në Husaj, UJ bëri krim duke vrare 6 refugjatë duar bosh, Labinot Kastrati (14), Milazim Pelaj (37), Nemka Demaj – Brahimaj (69), Rexhep Brahimaj (51), Mursel Brahimaj (54), Sherif Brahimaj (43).
Përveq krimeve, këto forca ushtarake të formacioneve të ndryshme, qoftë të rregullta dhe rezervë, kanë bërë shkatërrimin e pasurisë, duke vjedhur nga shtepitë të gjitha gjësendet, duke shkatrruar shtëpitë, kanë prere bagetitë, edhe duke marrë mishin, pastaj duke vjedhur e shkatrruar mjetet e punës, automjetet tona (kamion, veturë), thjesht duke shkatrruar ekonomine familjare. Shenime e shkareavitje nëpër muret e shtëpive, të gjitha shenimet shoviniste serbo-malzeze kundër kombit shqiptar.
Pas luftës disa nga automjetet (sidomos mjetet e transportit) u gjetën në rrethinën e Adrijevicës dhe Beranit, ku banorët kthyen vetëm të shkatrruara mbetjet nga automjetet.
Të mallkuara qofshin ato forca që në pabesi bënë këtë krim makaber mbi popullin shqiptare jo vetëm në Rozhajë, por edhe në tërë Kosovën.
Lavdi Martirëve të Kombit!
Faruk Daci